Lajmet e fundit

Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq, ka ngritur shumë reagime dhe tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mes shumë deklaratave dhe reagimeve, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë një mesazh të qartë për zhvillimet e fundit në vend duke thënë se ushtria e Serbisë është e gatshme të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi për qytetarëve serbë kudo që jetojnë.
“Ushtria e Serbisë është e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit tonë dhe jemi mjaft të organizuar dhe të përgatitur për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe i sigurojmë se paqja dhe stabiliteti i vendit tonë nuk mund të rrezikohet, nëse ushtria serbe është këtu”.
E nga ana tjetër, deklarata e Vulinit nuk është shqetësuese për forcën ushtarake të vetme që ofron paqe dhe siguri në vend, KFRO-in.
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, në një përgjigje për portalin ‘arbresh.info’ lidhur me deklaratën e Aleksandar Vulinit ka thënë se KFOR-i vazhdon të garantojë një mjedis të sigurt dhe të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“KFOR vazhdon të garantojë një mjedis të sigurt dhe të garantojë një liri të lëvizjes nëpër Kosovë, nën dispozitat e rezolutës së OKB-së 1244 për të gjithë qytetarët e të gjitha etniteteve. KFOR mbetet vigjilent, dhe duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të sigurisë”.