Lajmet e fundit

AAK-ja, përmes një kumtese për media ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me Gjykatën Speciale.
Ky subjekt vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka votuar për amandamentet kushtetuese që lidhen me Gjykatën Speciale dhe se rezultati ka qenë negativ.
Partia e Ramush Haradinajt, përpjekjen për ta rikthyer të njejtën çështje, edhe një herë tjetër në votim, e konsideron si të panevojshme dhe "në kundërshtim me praktikat parlamentare dhe arsyeshmërinë e një hapi të tillë duhet ta japin PDK dhe LDK"..
AAK thotë se i kanë kundërshtuar me votë amandamentet kushtetuese dhe besojnë se kjo është krejtësisht e mjaftueshme, pa provuar forma të tjera të kundërshtimit të kësaj Gjykate, transmeton Klan Kosova.