Mbretëria e Suedisë është bërë me një princ të ri.
Princesha Victoria e Suedisë dhe bashkëshorti i saj princi Daniel, kanë publikuar fotografinë e parë të të birit të tyre që e pagëzuan Oscar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai lindi në mbrëmjen e 2 marsit, e është fëmija i dytë i çiftit mbretëror, pasi që ata kanë edhe një vajzë, Princeshën Estelle që është katër vjeçare.
Në fotografinë e parë të princit që u publikua nga Pallati Mbretëror i Suedisë në faqen e tyre në Facebook, princi shihet i mbështjellë me batanije.
Flokët e tija janë me ngjyrë të errët, sikurse të nënës së tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.