22.08.2016 · përditësuar para 3631 dite1 min lexim
Pas ditën e së hënës është sulmuar objekti i Komunës së Prishtinës me ngjyrë e lëvozhga shtalbpash.
Adonis Tahiri nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje, treguar arsyen e këtij sulmi dhe kush qëndron prapa tij.
“Rasti i sotëm tek objekti i Komunës së Prishtinës, ka të bëjë me një qytetar të Kosovës, i cili si shumë të tjerë ka lënë punën, ka shitur gjithçka, dhe ka marr rrugë drejt Evropës, për një jetë më të mirë, në valën e refugjatëve viteve të kaluara”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë. I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij. Mirëpo siç e dimë, ndihma që mund të ofrojë Komuna në raste të tilla është shumë e kufizuar, thuajse e pamundur. Është përgjegjësi direkte e Qeverisë së Kosovës rritja e punësimit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve”.
“Me një Qeveri si kjo e Isa Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë po rriten çdo ditë, dhe paralelisht me të po shtohen edhe kërkesat e tilla”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.