Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
"Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat vende –vende do të shoqërohen me riga afat shkurta të shiut. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtesi 1-7m/s" bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.