Lajmet e fundit

Është një pyetje për të cilën e keni të garantuar se në një pikë të lidhjes tuaj do të bëhet: Cili është numri i partnerëve më të cilët keni bërë sex?
Dhe tani një studim i ri, e ka dhënë numrin ideal të partnerëve që një person duhet pasur.
Sipas një studimi të kryer në Nottingham, Bristol dhe Swansea, dhe i publikuar në Journal of Sex Research, numri magjik i partnerëve seksualë është i njëjtë si për burrat ashtu edhe për gratë: vetëm tre.
Respodentët në këtë studim, janë përgjigjur se kur vjen puna te lidhjet më të gjata, shumica e njerëzve preferojnë që partnerët e tyre të kenë pasur marrëdhënie seksuale vetëm me dy njerëz përpara tyre.
Ndërsa gratë kanë thënë se nuk u pëlqejnë shumë burrat të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale me më shumë se gjashtë gra.