Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, njofton Klan Kosova.
“Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.