Lajmet e fundit

Dita e diell do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal.
Reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me erëra, kryesisht në Istog me rrethinë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 17m/s.
Sa i përket temperaturave minimale, ato do të shënojnë rritje, duke lëvizur ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa edhe në vlerat e maksimaleve do të ketë rritje të lehta, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë në 17 gradë Celsius.