Lajmet e fundit

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të ketë reshje të intensitetit mesatar në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse në pjesë tjera të territorit priten reshje të intensitetit të dobët.
“Temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje”.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”, thonë nga IHMK.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënie graduale por nuk do të bien nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.