Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
“ Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meterologjik i Kosovës.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare, njofton Klan Kosova.