Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.