Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në disa vende do të ketë vranësira.
"Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe drejtime të ndryshme".
"Në pjesën më të madhe të vendit nuk pritet të ketë reshje shiu me përjashtim pjesa perëndimore e vendit mund të ketë reshje të dobëta shiu", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.