Lajmet e fundit

Kosova do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, transmeton Klan Kosova.
Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.