Lajmet e fundit

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, njofton Klan Kosova.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.
“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius”, thotë IHMK.