Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
Sipas njoftimit të IHK-së, nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 33 gradë.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.