Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve në vazhdim në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe reshje shiu.
"Reshje shiu parashihet të ketë ditën e mërkurë dhe të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, kurse në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius"
" Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.