Lajmet e fundit

Në Kosovë nesër do të mbajë me mot kryesisht me diell dhe i qetë.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.
“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.