Lajmet e fundit

Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë të parashikimit.
Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike. Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.