Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të na shoqërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumvjeçare të kësaj periudhe kohore.
"Nga dita e hënë deri të mërkuren do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare, Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperendimore të vendit" bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.
Sipas IHMK-së, nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër t`i kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta.
"Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë të verilindjes duke fryrë me shpejtesi deri 8m/s".