Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s", njofton ky institut.
Poashtu bëhet e ditur se fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellë me reshje shiu dhe bore, transmeton Klan Kosova.