Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas IHMK-së, më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.
" Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s", njofton ky institut, transmeton Klan Kosova.