Lajmet e fundit

Instituti Hidromoteoroligjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
"Në këtë gjendje meteorologjike dy ditët e para të javës parashihen të jenë kryesisht të vranëta dhe kohë pas kohe të përcjellura me reshje shiu, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s".
" Nga dita e mërkurë e tutje do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale të cilat do të lëvizin gjatë kësaj jave do të jenë nga 5-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s", bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.