Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë edhe për një periudhë kohore. Do të fryjë erë nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare", bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.