Lajmet e fundit

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot me diell dhe me vranësira do të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme, njofton Klan Kosova.
"Të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius, kurse duke filluar nga dita e marte grafiku në fushat e temperaturave do të shënoj ngritje.
Të enjten do të ketë shtim të vranësirave dhe ulje të përkohshme në fushat barike. Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s", bën të ditur IHMK.