Lajmet e fundit

Jaydee është emër i ri në botën e shoëbizit por personi me këtë emër, premton shumë.
Jetnor Daqo me prejardhje nga Shqipëria ka treguar aftësitë e tij në videoklipe duke i kthyer në art.
Ai ka hapur një faqe të re në Instagram me anë të cilës do që ta promovojë punën e tij si regjisor dhe ideator i videove.
E para që ka realizuar është klipi i Skerdit – “Jemi nda” e cila u publikua mbrëmë në youtube.
Gjithçka është realizuar nga ai dhe këtë e ka konfirmuar edhe këngëtari.
Madje Skerdi, e ka falënderuar publikisht me anë të një fotografie të postuar në Instagram shkëputur nga xhirimet e klipit të fundit.
“E nisem bashke kur ne ishim 13 vjec. Ti me dhe mbeshtetje qe te kendoja dhe ja ku jemi sot, shoku im me i mire. Faleminderit qe ke realizuar nje video kaq te bukur, bashke me kompanine time Redbox, duke kompletuar keshtu nje projekt te vecante. Faleminderit per punen, miku im i ngushte Jetnor Daqo”, ka shkruar Skerdi.
Më poshtë mund ta shihni punën e tij nëse nuk e keni parë akoma, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BulNSFwgPBb/
https://www.instagram.com/p/BujxkQSArqU/