Lajmet e fundit

Referi holandez, Bjorn Kuipers, është zgjedhur për ta referuar finalen e Ligës së Evropës midis Atletico Madridit dhe Olimpique Marseille.
Të dyja këto skuadra do të takohen me datën 16 të këtij muaji në Stade de Lyon të Francës, e që është stadiumi i rivalit të Marseille, Lyon.
Ndërkaq për Kuipers kjo nuk do të jetë finalja e tij e parë që e referon në këtë kompeticion, pasi që ka drejtuar edhe atë të vitit 2013 mes Chelseas dhe Benfikës.
Ai ka qenë po ashtu edhe refer i finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2014 ku kishin luajtur Real Madrid dhe Atletico Madrid.