Lajmet e fundit

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi ai do të marrë mandatin e deputetit që la Ervin Koçi.
Ky i fundit u dorëhoq javën e shkuar, për shkak se pritet të emërohet drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Xhevit Bushaj ishte në radhë në listën e PS-së për qarkun Fier, shkruan Lapsi.al.