Lajmet e fundit

Një baba e mori me pushime djalin e tij gjatë kohës që ai duhej të ishte në shkollë.
Por kur shkolla e pyeti se ku është djali, pasi ka bërë mungesë, ai u përgjigj me një foto të djalit në pushime.
Britanikët Simon Morgan dhe gruaja e tij, Claire, e morën djalin me pushime më 3 mars.
Shkolla u dërgoi një mesazh për të ditur se ku është 15-vjeçari, por babai dërgoi një foto të tij përpara hotelit Burj Al Arab në Dubai.
“James është një nxënës i mirë, rezultatet e tij janë të shkëlqyera. Pak ditë pushime nuk do i ndikojnë asgjë”.
“Kur mora mesazhin, u dërgova një foto pasi mendova se fotoja flet më shumë se një mijë fjalë”.
Shkolla nuk ka pranuar të komentojë.
Vetë James thotë se babai i tij është gallatë.