Lajmet e fundit

Charles L. Smith i lindur në Iowa, ish-kryetar i Gjykatës në këtë shtet është një nga 19 gjyqtarët - i vetmi amerikan i emëruar gjykatës në Gjykatën Speciale.
Dhomat e Specializuara që gjenden në Hagë të Holandës, kanë juridiksionin për të gjykuar krimet ndaj njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera të kryera në Kosovë, shkruan Omaha.com, transmeton Klan Kosova.
“Jam i nderuar”, ka thënë Smith pas përzgjedhjes së tij për të qenë njëri nga gjyqtarët.
“Edhe pse hetimet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit janë ngatërresë në vete, do të provojë për të qenë pjesë e këtij procesi për vënien e drejtësisë për ato raste të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Smith ka punuar edhe më parë në gjyqësorin e Kosovës: nga 2010 deri më 2012 dhe përsëri ishte kthyer në vitin 2013.
Emërimi në rolin e ri ka ardhur në shkurt dhe ishte bërë nga shefi i EULEX në Kosovë. E përkrah Smith që vjen nga SHBA, gjyqtarët tjerë janë nga Holanda, Irlanda, Norvegjia, Gjermania, Italia, Franca, Zvicra, Republika e Çekisë, Estonia, Kanadaja dhe Belgjika.