Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).
Mirëpo, nuk arritën të votojnë të gjithë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, ka raportuat nga Kuvendi ku bëri të ditur edhe emrat e personave të votuar për anëtarët e KPM-së si dhe bordin e RTK-së të cilët u zgjodhën me votat e deputetëve.
“Për bordin e RTK, nuk u arrit të zgjidhet i gjithë bordi, meqenëse munguan votat për anëtarët nga komuniteti jo shumicë. Të votuarit janë: Valmirë Thaqi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cërnobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirian Himaj. Këta janë gjashtë anëtarët e Bordit të RTK-së që me votën e deputetëve u zgjodhën për të përfaqësuar për një mandat Bordin e transmetuesit publik. Megjithatë, meqenëse nuk pati mjaftueshëm vota sa i përket çështjes së komuniteteve, u tha se pozita edhe njëherë të shpallet nga pika zero”, ka thënë Tahiri.
Ai poashtu tregoi emrat e votuar për anëtarët e KPM-së, të cilët janë Drita Morina, Besnik Berisha, Luljeta Krasniqi-Aliu dhe Hysni Mustafa nga komuniteti shqiptar, ndërsa nga komunitetet jo shumicë janë Suada Gjokoviq dhe Serpin Emrushi.
Ndiqeni deklarimin e gazetarit të Klan Kosova:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.