Lajmet e fundit

Deputetët e kishin pritur gjatë debatin në Kuvend për një temë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Të martën me iniciativën e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me përkrahjen e disa ligjvënësve tjerë u diskutua rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të ardhmen, njofton Klan Kosova.
Gjithë idenë e tij Haradinaj, e paraqiti edhe në një rezolutë që do të votohej nga Kuvendi, e ku mes tjerash thirret Qeveria që deri më 1 mars të bëjë hapa të duhur për transformimin e FSK-së.
E idea e tij kryesisht gjeti përkrahje. Perderisa një depuetet i LDK-së e lidhi dikutimin për ushtrinë me ditën e të dashuruarve.
Kurse në Vetëvendosje, s'besojnë që një qeveri si kjo aktualja, do mund të bëjë dicka rreth transformimit të FSK-së në FAK.
Por nga PDK kujtuan Listën Serbe, nga e cila varet themelimi i Forcave të Armatosura, në rast se shkohet me procedura të rregullta ligjore.
Pikërisht deputetët nga pakica serbe u akuzuan shpesh që po e lë Kosovësn, pa ushtri të vërtetë.
Por, sigurimi i votave nga radhët e “Srpskas” nuk po duket mision i pamundur nga Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli.
Se duhet ndërkombëtarët të japin dritën e gjelbërt për Foract e Armatosura e tha dhe Kryemnistri Isa Mustafa.
Ai tha para deputetëve se ekzekutivi do të bëjë maksimumin që kjo cështje njëherë e përgjithmonë të mar epilogun derisa, deklaroi se edhe me serbët do të vazhdoi dialogu.
Kronikë e Besnik Tahirit.