Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare ku priten të shqyrtohen një numër projektligjesh.
Sipas një njoftimi për media të legjislativit, në rend dite të seancës së nesërme do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, dhqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin si shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës,
Poashtu për herë të parë do të shqyrtohet edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe projektligje të tjera, transmeton Klan Kosova.