Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën plenare të radhës e cila nis në orën 10:00.
Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë të përdorë mjete të njëjta, për të penguar zhvillimin normal të punës në Kuvend.
Për dallim nga seancat paraprake të këtyre muajve të fundit, kësaj radhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të heqin dorë nga gazi lotsjellës, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar vazhdimin e masave të njëjta për të pamundësuar mbajtjen e seancës.