Lajmet e fundit

Zyra për media e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, me anë të njoftimi për media ka bërë të ditur se organi legjislativ i vendit i ka kryer të gjitha projektligjet e dërguara nga Qeveria.
“Me seancën e djeshme ku u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsejtë 35 pika të rendit të ditës, Kuvendi i Kosovës realizoj të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri me tani në Kuvend, “ thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Kuvendi me miratimin e projektligjeve në natën e mbrëmshme, ku Opozita mungonte e ka përfunduar vitin.
“Me miratimin e ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend . “
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës qeveria është instanca që sponsorizon e projektligjet në Kuvendin e Kosovës,” përfundon komunikata e zyrës për media të Kuvendit, njofton Klan Kosova.