02.11.2015 · përditësuar para 3926 dite1 min lexim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, njofton Klan Kosova.
MSA-ja është votuar nga 86 deputetë, ndërsa opozita më herët kishte lëshuar sallën.
Para se të votohej në Kuvend morën fjalën, Ministri për Integrime Europaine Bekim Çollaku, të gjithë Shefat e Grupeve Parlamentare dhe disa deputetë.
Opozita para se të votohej kishte lëshuar sallën, por lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në rast se Kuvendi ka mungesë votash ata janë në gjendje të kthehen në Kuvend që kjo marrëveshje të kalojë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.