Lajmet e fundit

Deputetët gjatë seancës së sotme parlamentare kanë vendosur pro propozimit të Ismet Beqirit të LDK-së për heqjen e pikës së dhjetë të rendit të ditës e që ishte debati parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje.
61 deputetë votuan për të hequr nga rendi i ditës këtë pikë.
Ky debat parlamentar ishte thirrur sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, të mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, transmeton Klan Kosova