Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të martën.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Siç thuhet në kumtesë, si pikë e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.