Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakoshme nesër me fillim nga ora 11:00, për të diskutuar lidhur me pezullimin e aktiviteteve të lojërave të fatit dhe kazinove.
Nga Kryesia e Kuvendit kanë bërë të ditur se fillimisht mbahet mbledhja e kryesisë, me ç'rast do të shqyrtohet kërkesa e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.
Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot kërkesën për mbajtjen e kësaj seance.
https://klankosova.tv/ldk-dorezon-kerkesen-ne-kuvend-per-seance-te-jashtezakonshme-per-lojerat-e-fatit/