Lajmet e fundit

Mazhoranca miratoi me 73 vota pro aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2016.
Duke folur në seancën plenare më herët, ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbrojti ndryshimet.
“Akti normativ vjen në një peizash tejet të përmirësuar ekonomik, me një trajektore tejet pozitive rritëse në tre vjet rradhazi, 2014-2015-2016”, tha ai.
Debate në seancë mes mazhorancës dhe opozitës pati edhe për çështje të tjera të aktualitetit, që nga skema e re e pranimeve në universitete e deri tek lufta kundër korrupsionit dhe drogës.