Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot miratoi shqyrtimin e Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Për këtë morën pjesë 76 deputetë, 47 prej të cilëve votuan për, shtatë kundër dhe 22 abstenime, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, është miratuar buxheti për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
80 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe dy abstenuan.