Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës me 65 vota pro 4 kundër 3 abstenime, ka miratuar bordin e AKP-së.
Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i këtij bordi do të kenë mandat tre vjeçar.
Miratimi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit u bë pas shtyerjes së seancës së kaluar ku pati mospajtime për numrin e anëtarëve të këtij bordi, njofton Klan Kosova.
Në bord të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit u emëruan tetë persona. Kryesues Petrit Gashi, kurse anëtarë tjerë të bordit u votuan Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismail Jonuzi, Haxhi Arifi, Rajko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu