Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash rezolutën që kërkon rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.
Pas diskutimeve të gjatë të së premtes së shkuar dhe atyre të ditës së sotme, deputetët kanë rënë dakord për tekstin e rezolutës, njofton Klan Kosova.
Përmes saj kërkohet rrënimi i murit brenda muajit janar të vitit tjetër, por nuk specifikohet kujt i drejtohet kjo kërkesë.
Për këtë cështje dhe afatin e pacaktuar ka reaguar nënkryetari Sabri Hamiti, por nuk ka marrë mbështetjen e kolegëve, ndaj teksti i rezolutës nuk është prekur. /klankosova.tv