Lajmet e fundit

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.
Ndërkohë mësohet se PS ka dërguar dy propozimet për komisionin e parë. Deputetët Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë dy deputetët që vijnë nga selia rozë, ndërkohë LSI më herët ka propozuar emrin e Luan Ramës për të qenë pjesë e komisionit ed hoc për verfikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Këto tre propozime plotësojnë vendet e mazhorancës, ndërkohë opozita ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë asnjë emër, shkruan Ora News.
Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) bëri të ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv per 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë në listën përfundimtare që do të verifikohet nga Kuvendi.