Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do ta mbajë seancën e radhës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se seanca plenare e Kuvendit në rend dite do ta ketë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Kosovën për vitin 2021.
“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.