Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 18 prill të jetë vazhdimi i seancës së ndërprerë.
Poashtu më 19 prill do të ketë seancë të re plenare, njofton Klan Kosova.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se janë në pritje të nënshkrimeve edhe nga disa deputetë të pozitës për të proceduar për në Kryesi mocionin ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.