Lajmet e fundit

Kuvendi Komunal i Mitrovicës e ka mbajtur seancën 27-të me radhë.
Në këtë seancë janë miratuar tetë pika të rendit të ditës.
Ato janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2020;
3. Propozim-vendim për mbështetje financiare, subvencionim të transportit të qumështit për fermerët;
4. Plani i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2020;
5. Plani strategjik i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për periudhën 2020-2022;
6. Plani i punës së Kuvendit për vitin 2020;
7. Raporti i punës së Kuvendit për periudhën janar-dhjetor 2019;
8. Pyetje dhe përgjigje.