Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Ajo e cilësoi këtë një hap të madh që forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe e vendos Kosovën aty ku e meriton: "krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale", transmeton Klankosova.tv.
“Ishin Tomahawkët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh. Faleminderit SHBA-së dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes”, shkruhet tutje në reagimin e saj.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.