Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit.
Pjesëmarrësve iu mundësua të vizitojnë Sallën e Seancave Plenare dhe Kryesinë e Kuvendit.
Në këtë aktivitet morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla "1 Maji" e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe shtetas të huaj.
Vizitorët u njohën nga afër me historinë dhe veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, duke u bërë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptar, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.