Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi i Shqipërisë për 30 ditë të deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Sipas socialistëve, Bardhi ishte shkaktari i kaosit në seancën publike gjatë raportit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Kështu, Bardhi bëhet deputeti më i padisiplinuar i Kuvendit, pasi brenda dy muajsh kërkohet për herë të dytë përjashtimi i tij.
Të hënën është thirrur Komisioni i Etikës për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e Bardhit për 30 ditë nga Kuvendi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=9GsycHtH8xQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.