Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pasdite mblodhi kryesinë e partisë.
Në të u tha se u diskutuan përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të ri zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa.
Sipas sekretarit, Arban Abrashi, u tha se është diskutuar 14 marsi si datë e favorshme, duke u bazuar se java e parë e marsit ka shumë aktivitete tjera me rëndësi.
Ai theksoi se nuk është biseduar akoma për emrat konkretë të kandidatëve për lider të partisë, por kjo do të bëhet në takimet e radhës.
Këtë e tha edhe kreu në dorëheqje i partisë, Isa Mustafa, i cili u shpreh se nuk ka favorit për këtë pozitë, por që sipas tij gara është e hapur.